Babai i viktimës 18-vjeçare nga Ferizaj, që ditë më parë dyshohet se u vra nga personi me të cilin bashkëjetonte, është shprehur i mllefosur me organet e drejtësisë se si i dyshuari ka qenë i lirë pavarësisht se ka qenë i njohur për kryerjen e disa veprave penale.
Në televizionin publik, ai ka thënë se vonë e ka kuptuar se e bija e tij ka qenë me një person me të kaluar kriminale. Ka thënë se pret që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin rastin.
“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë të shqetësuar për këtë që më ka ndodhë”, ka thënë ai.
I dyshuari kryesor për këtë vepër është në arrati. Policia ka kapur një tjetër person që bashkë me të dyshuarin kryesor kishin dërguar trupin e pajetë në spital.
Babai i 18-vjeçares, M.O. lutet që ky rast të jetë i fundit.
Sipas tij, e bija ka jetuar afro dy muaj me të dyshuarin Dardan Krivaqa, “por vajza e tij ka qenë në presion dhe është frikësuar t’i tregojë familjes për dhunën që i ka ushtruar personi”.
Edhe
Prokuroria kërkon paraburgim për Dardan Krivaqën
Ai shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18-vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse ka qenë në presion psikik.
-
Publikohet një video, dyshohet se është Krivaqa duke ikur nga Policia
-
Familja thotë se 18-vjeçarja në Ferizaj vdiq 24 orë para dërgimit në spital
-
Policia arreston njërin nga të dyshuarit, i dashuri i saj në arrati
-
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj njërit të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj