Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Publikohet një video, dyshohet se është Krivaqa duke ikur nga Policia

Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, dyshohet se është xhiruar nga qytetarë duke ikur nga Policia e Kosovës.

Një video e publikuar në rrjete sociale nga “Vrojtuesit e Lagjes në Ferizaj”, tregon një person që mundohet të ngjitet në një hapësirë dheu.

Policia ka thënë se është duke e trajtuar videon.

Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e kanë telefonuar mbrëmë policinë rreth orës 20:30 minuta, duke thënë se e kanë parë të dyshuarin Dardan Krivaqa të ulur shkallëve të oborrit të kësaj lagjeje.

Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkaq qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij.

Policia ka shkuar me patrulla dhe njësitë e shtuara, por raportohet se ai kishte arritur të ikte.

Edhe Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares Kronikë Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares

Njësia Speciale mbrëmë kanë bastisur banesën e Krivaqës, ku dyshohet të jetë kryer vrasja e M.O.

Thuhet se i dyshuari ka ndryshuar pamjen, duke prerë flokët dhe ka vendosur një kapele në kokë, në mënyrë që të mos njihet.