Familjarët e viktimës M.O. e cila u la pa shenja jete në spitalin e Ferizajt ditë më parë nga dy persona, kanë thënë se raporti i obduksionit ka konkluduar se viktima kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital.
18-vjecarja do të varroset sot në orën 13:00.
Familjarët edhe njëherë kane treguar se viktima ishte duke bashkëjetuar tash e dy muaj me Dardan Krivaqën i cili gjendet ende në arrati.
Nga Prokuroria e Ferizajt kanë thënë se ende nuk kanë pranuar raport te obduksionit në lidhje me shkaktarët që kanë çuar drejt vdekjes së 18-vjeçares.
M.O dyshohet se është vrarë nga D.K. me të cilin familja ka deklaruar se ka bashkëjetuar. Lidhur me rastin është arrestuar një person ndërkaq i dyshuari D.K. është ende në arrati.
-
Babai i viktimës nga Ferizaj i mllefosur me gjyqësorin, kërkon masa ndaj kryerësve
-
Policia arreston njërin nga të dyshuarit, i dashuri i saj në arrati
-
Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares
-
Arrestohet njëri nga të dyshuarit që dërguan vajzën e pajetë në spitalin e Ferizajt
-
Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet për vrasjen e të dashurit