Babai i tenistit numër një në botë, Novak Gjokoviq, e ka quajtur kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviqin, si “djalë të katërt”.
Sërgjan Gjokoviq ka folur në një ceremoni të organizuar në Beograd për ndarjen e mirënjohjeve për përfaqësuesit e shquar të diasporës së Malit të Zi.
“Ai është në fakt djali im i katërt, pasi tashmë kam tre. Fakti që ai ia ktheu pronën kishës është diçka për t’u krenuar. Gjithë nder për të dhe familjen e tij. Ai është gjithashtu pjesë e familjes sime”, tha Gjokoviq, transmeton mediumin malazias “Pobjeda”.
Abazoviq më herët kishte thënë se do të dëshironte që Novak Gjokoviqi të bëhej “Qytetar Nderi” i Malit të Zi.
Artikuj të ngjashëm
-
Abazoviq do ta bënte Gjokoviqin “Qytetar nderi” të Malit të Zi
-
Gjokoviq për “Corriere della Sera”: Dua të kthehem në Kosovë
-
Lëvdatat e zyrtarit të URA-s për Abazoviqin bëhen virale, “e bëri” vëlla me Novak Gjokoviqin
-
Përplasen Spajiq e Vuçiq, kryeministri malazias: Mos na jepni mësime për parimet
-
Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar