Tenisti numër një në botë, serbi Novak Gjokoviq, në një intervistë për “Corriere della Sera” ka thënë se do të donte të kthehej në Kosovë.
Babai i Gjokoviqit, është i lindur në Mitrovicë.
Novan Gjokoviq ka thënë se do të dëshironte që në Kosovë të pagëzonte dy fëmijët e tij. Ai madje provokoi duke thënë se "Kosova është zemra e qendra e kulturës, identitetit, traditës e fesë së Serbisë".
“Dua të kthehem në Kosovë, me gruan time Jelenan, për t'i pagëzuar fëmijët tanë, Stefanin tash 8-vjeçar dhe Tarën 5-vjeçare. E di që tema është shumë e ndjeshme. Konflikti është ende aty, jo me armë për momentin, por ndihet tensioni. Nuk dua të përfshihem në politikë, por për çdo serb, Kosova është zemra, është qendra e kulturës, e identitetit tonë, e traditës, e fesë sonë”, tha Gjokoviq në intervistë për “Corriere della Sera”.
Spanjolli Rafael Nadal e serbi Novak Gjokoviq mbajnë rekordin për më së shumti Grand Slame të fituara në konkurrencën e meshkujve në tenis. Ata kanë nga 22 tituj në Grand Slame.
-
Edhe tenistja serbe Mladenoviq provokon Kosovën
-
Provokatori Gjokoviq nuk ndalet me deklarata anti-Kosovë
- Nga hero kombëtar në tradhtar: Përballja e papritur e Novak Gjokoviqit me regjimin e Beogradit
-
Këngë nacionaliste për Kosovën në “festën” e Gjokoviqit dhe medalistëve serbë
-
Babai i Gjokoviqit: Abazoviq është djali im i katërt, ia ktheu pronën kishës