Lëvizja qytetare URA në Mal të Zi, lider i së cilës është Dritan Abazoviq, mbajti tubimin final para zgjedhjeve lokale në Mal të Zi.
Në tubimin final të mbajtur të mërkurën në Podgoricë, një zyrtar i lëvizjes, duke dashur ta “ngre në qiell” kryeministrin në largim, doli qesharak me fjalimin, ndërkohë videoja po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale, shkruan "Nova" të enjten.
Zyrtari i URA-s teksa fliste me shumë entuziazëm e zë të madh, në një moment tha: “Kemi një burrë që u mirëprit në Beograd dhe që u mirëprit nga babai i Novak Gjokoviqit (tenisti numër 1 në botë), i cili e përqafoi atë sikur Dritan Abazoviqi të ishte djali i tretë i babait të Novakut. Sikur Dritani fitoi Wimbledon, sikur Dritani është tenist, jo politikan”, tha ai, duke nxitur të qeshurat e të pranishmëve dhe të vetë Abazoviqit.
Zgjedhjet lokale në Mal të Zi do të mbahen të dielën më 23 tetor dhe URA po kërkon një shans të ri për to pas rënies së qeverisë së udhëhequr nga Abazoviqi.
Ku ka la ti majka...šta je sve isplivalo ??
— JanEk ? (@nekboa) October 19, 2022
(Evo je i Noletu brat Abaz)? pic.twitter.com/nMGsLPhCng
-
Babai i Gjokoviqit: Abazoviq është djali im i katërt, ia ktheu pronën kishës
-
Abazoviq do ta bënte Gjokoviqin “Qytetar nderi” të Malit të Zi
-
Abazoviqi shpalos planin për qeveri të pakicës në Mal të Zi
- Nga hero kombëtar në tradhtar: Përballja e papritur e Novak Gjokoviqit me regjimin e Beogradit
-
Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe