Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Azemi: Po duket sikur Qeveria po kërkon trazira sociale në Kosovë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i quan ironi shtesat e ndara për mjekët dhe infermierët si punonjës të rrezikuar, teksa thotë se me të njëjtin rrezik ballafaqohen edhe punëtorët e tjerë.

Azemi shtoi se një diskriminim i tillë nga Qeveria e Kosovës “ka ndodhur vetëm para lufte, kur të gjithë këta akterë të punojnë dhe disa të përfitojnë”.

Në Interaktiv të KTV-së, Azemi ka thënë se nga Qeveria nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe as nuk iu është përgjigjur kërkesës për takime. “Heshtja” që po u bëhet nga Qeveria e Kosovës, punëtorëve të sektorit privat po u bëhet qëllimisht për të krijuar trazira sociale, thotë Azemi.

“Është një heshtje totale që është për tu çuditur. Fushatat parazgjedhore dhe ato që po bëjnë tash, dallojnë si nata me ditë sepse kanë premtuar sidomos te punëtorët e sektorit privat kanë përmendur theks të veçantë. Kryeministri përmendi që kur vjen në pushtet do ndryshojë pasi me këtë pagë nuk mund të kryesh as shërbimet minimale. Gjithë kjo heshtje e presion më bën të mendoj se qëllimisht po kërkojnë trazira sociale në Kosovë, e cila nesër do jetë një shenjë tërheqje e vërejtjes përndryshe jam i obliguar që kërkesat e punëtorëve t’i shtyj përpara”.

Azemi ka theksuar se Qeveria nuk po do të dëgjojë për hallet e punëtorëve të sektorit privat apo edhe sektorëve të tjerë.

Edhe Azemi e quan "qesharak" vendimin për ndarjen e nga 100 eurove për sektorin privat Arbëri Azemi e quan "qesharak" vendimin për ndarjen e nga 100 eurove për sektorin privat

“Gabimet e qeverisë ne do t’i shtyjmë t’i riparojnë vetë, nëse nuk e bëjnë këtë ata vetë”, tha ai.

Ai ka thënë se të mërkurën do të jetë protesta e fundit si “tërheqje e vërejtjes” ndaj Qeverisë dhe se do të ketë afat prej një jave. Më pas, hapi tjetër është futja në grevë, konfirmoi Azemi.