Komisionari i BE-së për Migrim dhe Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë liberalizimin e vizave.
Në konferencën “Politikat e BE-së për viza”, Avramopoulos ka thënë se duhet ende punë në luftën kundër krimit të organizuar.
“Konfirmoj që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim. Pas votës në Parlamentin Evropian, kjo çështje tani është në duart e shteteve anëtare”, ka thënë Avramopoulos, raporton TV Arta.
Ndërkohë shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidentin, Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Artikuj të ngjashëm
-
Avramopoulos thotë se Kosova ka shënuar progres në procesin e liberalizimit të vizave
-
Erdhi lajmi i shumëpritur, Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash
-
Varhelyi mirëpret marrëveshjen për liberalizim të vizave për Kosovën
-
Osmani përpiqet të bindë shtetin skeptik për vizat: Kosova i ka plotësuar kriteret
-
Gjermania do liberalizim vizash, por çelësin e mban Franca