Komisioni Evropian do të dalë me rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Këtë ia kanë konfirmuar “Kohës Ditore” burime brenda KE-së (më gjerësisht mund të lexoni nesër në “Kohën Ditore”), duke thënë se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret që do të çonin drejt heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, këtë hap, zyrtarë të KE-së po e quajnë si kapitull të ri në historinë e përbashkët evropiane.
Komisioni Evropian me këtë rast i ka bërë thirrje Këshillit të Ministrave të BE-së dhe Parlamentin Evropian që të ndërmarrin hapat e duhur dhe të aprovojnë propozimin e tyre.
Ndërkaq, sot në orën 16:30, komisioneri Avramopoulos, bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajnë konferencën për media ku do të jepet lajmi për plotësim të kritereve për liberalizim të vizave.
Kadri Veseli, kryeparlamentar i Kosovës, pas takimit të sotëm me Mogherinin, tha se rekomandimi për liberalizim vizash është hapi i parë drejt hyrjes në fuqi të vendimit.
E kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Parlamenti Evropian, më 29 apo më 30 gusht do të mblidhet për të miratuar vendimin e KE-së, e më pas të shkojë edhe tek Këshilli i Ministrave të BE-së që të kalojë edhe në nivel të ministrave të Rendit, ku tha se do të jetë pak më vështirë, “por jemi me shpresë të madhe që me sot po e përmbyllim një temë shumë të rëndësishëm për qytetarët e vendit – lëvizja e lirë”.