Parlamenti Evropian pritet të votojë sot (e martë) vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në atë që shihet si pengesa e fundit e procesit të gjatë.
Në rast se marrëveshja merr votat e eurodeputetëve, atëherë të mërkurën presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e Presidencës së BE-së do të nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për liberalizim.
Po që se miratohet, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm nga 1 janari i 2024-s.
Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi. Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Parlamenti Evropian s’pritet të paraqesë pengesë në këtë proces. Ai ka mbështetur më së shumti lëvizjen e lirët të qytetarëve të Kosovës dhe është ankuar në vazhdimësi ndaj organeve të tjera për vonesat.
-
Miratohet vendimi për liberalizimin e vizave, nesër nënshkrimi
-
Merret vendimi: S’ka më viza
-
Nesër pritet të kalohet pengesa e fundit për liberalizimin e vizave
-
Ministrat e BE-së sot miratojnë edhe një hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën
-
Sot pritet vendimi për liberalizim të vizave për Kosovën