Komisioni Evropian shumë shpejt pritet të dalë me një vlerësim për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova do të shënojë rezultate në ato që janë tema kyçe për agjendën evropiane, raporton KTV.
Ai ka shprehur bindjen se Kosova do të marrë vlerësim pozitiv, megjithatë ka thënë se duhet ende punë.
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor për Fqinjësi dhe Negociata e Zgjerim në Komisionin Evropian tha se Komisioni do të dalë me një propozim, në mënyrë që liberalizimi i vizave të bëhet realitet.
Ajo tha se Kosova duhet të punojë ende në zbatimin e reformës së agjendës evropiane dhe tha se vendimet e qeverisë duhet të jenë të qëndrueshme.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në anën tjetër, nga Brukseli, ku po vazhdon lobimin, duke kërkuar mbështetje nga deputetët e Parlamentit Evropian, është shprehur optimiste se vlerësimi i KE-së do të jetë pozitiv.
Hoxha ka thënë se në takimet me zyrtarë të BE-së, nuk është përmendur asnjëherë mundësia e krijimit të një komisioni të ri për Kosovën, që do të merrej me vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave. Raporti i Komisionit Evropian pritet të publikohet para 11 korrikut.
-
Brukseli nesër diskuton për vizat, ministrja Hoxha e bindur se do të ketë miratim
-
Erdhi lajmi i shumëpritur, Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash
-
Prapë premton Haradinaj, në dhjetor thotë bëhet liberalizimi i vizave
-
Këshilli Ministror diskuton gjetjet e Raportit të Progresit për Kosovën
-
Zgjedhjet në PE mund ta lëkundin pozicionin e Kosovës në raport me vizat