Këshilli Ministror për Integrim Evropian është mbledhur sot për të diskutuar gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se në këtë takim janë vlerësuar të arriturat dhe ngecjet në fushat e caktuara.
“Disa aspekte të punës kanë mbetur pa u përfshirë në raport, për këtë duhet një angazhim që të arrijë Kosova statusin e kandidatit, për liberalizim të vizave dhe integrim në BE”, tha Haradinaj, transmeton ksp.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se prioritet mbetet integrimi në BE, por është e papranueshme që një numër i konsiderueshëm i rekomandimeve përsëriten nga viti në vit.
“Për këtë ka përgjegjësi secili institucion përkatës”, tha ajo.
-
Hoxha në takim me ambasadorët e BE-së në Kosovë: Ne duhet t’i kryejmë detyrat tona
-
Haradinaj kërkon fokusim të dikastereve të kritikuara në Raportin e Progresit nga BE-ja
-
Hoxha: Vlerësime më të mira se në vitin e kaluar nga Raporti i KE-së
-
Haradinaj thotë se prioriteti i Kosovës është avancimi drejt BE-së
-
Lobim intensiv për të siguruar liberalizimin e vizave këtë vit