Krimi i organizuar, reforma zgjedhore dhe legjislacioni janë disa nga fushat, në të cilat institucionet e vendit kanë ngecur, sipas Raportit të Progresit për Kosovën.
E pikërisht për t’i diskutuar të gjeturat e këtij raporti të Komisionit Evropin është mbledhur Këshilli Ministror për Integrim Evropian, raporton KTV.
Aty ministrja Dhurata Hoxha tha se nuk është e drejtë nga ana e BE-së që disa rekomandime të përsëriten në vazhdimësi.
Megjithatë, ajo ka thënë se ky raport duhet të jetë alarmi i fundit për të vepruar institucionet relevante në përmbushjen e këtyre obligimeve.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është detyrë e qeverisë që të punojnë në fushat, në të cilat BE-ja ka identifikuar se ka pasur ngecje.
Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për zbatimin e ERA 2016-2019, hartimi i këtij programi për vitet 2019-2020, që përfshin disa shtylla sikurse qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, investimet, zhvillimi i qëndrueshëm, punësimi dhe arsimi.
-
Këshilli Ministror diskuton gjetjet e Raportit të Progresit për Kosovën
-
Hoxha: Do t’i adresojmë ngecjet që dolën nga Raporti i Progresit
-
Haradinaj thotë se prioriteti i Kosovës është avancimi drejt BE-së
-
Miratohet Raporti i Progresit: Kosova me progres të limituar e stagnim
-
Nuk ka befasi: Kosova me progres të limituar për shkak të ngërçit politik