Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj thotë se prioriteti i Kosovës është avancimi drejt BE-së

Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian ka theksuar se prioriteti i Kosovës është avancimi drejt Bashkimit Evropian.

Haradinaj tha se sot janë mbledhur për të diskutuar zbatimin e agjendës ERA, pasi që janë në përmbyllje të periudhës kohore të ERA 1 dhe rifillimin e ERA 2, që nënkupton prioritet e nxjerra për zbatim në një periudhë kohore para tyre, transmeton Koha.net.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se pritet që pas përmbylljes së këtij viti, në Kosovë të qëndrojë komisioneri Hahn, që do të ishte një mundësi e mirë për të vazhduar më tutje me obligimet e marra Kosovë-BE.

“Përkundër faktit që ka ekzistuar një fokusim në agjendën e reformës evropiane, prapë se prapë mund të konstatojmë se ka pasur disa ngecje dhe vonesa në zbatim, të ndërlidhura edhe me mënyrën e marrjes së vendimeve ose me mënyrën e nxjerrjes në prioritet të këtyre temave”, tha Haradinaj, duke shtuar se megjithëkëtë janë në rrethana kur mund të përmbyllet ERA 1 dhe fillimin e prioriteteve të tjera.

Sipas tij pa marrë parasysh temat, me të cilat preokupohet ndoshta çdo institucion apo sektor i caktuar, prapë se prapë, nuk duhet harruar që tema bazë apo themeli i asaj se kush jemi si vend, është vet avancimi ynë drejt Bashkimit Evropian.

Edhe Haradinaj kërkon fokusim të dikastereve të kritikuara në Raportin e Progresit nga BE-ja Arbëri Haradinaj kërkon fokusim të dikastereve të kritikuara në Raportin e Progresit nga BE-ja

“Nëse Kosova ngec në reformat drejt BE-së, atëherë ka ngecur zhvillimi ynë shoqëror në tërësi”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se nga ky tregues vërtetohet se sa qytetarët, shoqëria, vendi ynë, po i afrohet BE-së.

Ndërkaq, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se me qëllim të prioritizimit të reformave, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian, kanë lansuar agjendën e reformave evropiane, ku ERA 1 parashihte zbatimin e 22 prioriteteve nga një varg institucionesh.

Ministrja tha se sa i përket të gjeturave të raportit përfundimtar, është bërë punë e mirë, por mundet edhe më shumë, duke cekur se edhe pse disa masa që janë ndërmarrë si Qeveri, kanë ngecur në Kuvend me mosmiratimin e nismave legjislative.

Pas takimit, Haradinaj dhe Hoxha, në një konferencë të përbashkët për media, konfirmuan se, nga ky takim u miratua në parim raporti ERA 1 dhe lista e prioriteteve të dokumentit të ERA 2.

Edhe Këshilli Ministror diskuton gjetjet e Raportit të Progresit për Kosovën Arbëri Këshilli Ministror diskuton gjetjet e Raportit të Progresit për Kosovën

Sipas Haradinajt është bërë punë e mirë deri këto, por që pret edhe më shumë angazhim nga të gjithë akterët e përfshirë.

“Me dinamikat e punës të Këshillit Ministror për zbatimin e prioriteteve të ERA-s, do ta dërgojmë një porosi të mirë që Kosova është kandidat serioz, potencial për një të ardhme të afërt për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, tha Haradinaj.