Komisioneri për Punë të Brendshme dhe Emigrim, Dmitris Avramopoulos njeh progresin e Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave, duke konfirmuar që tashmë ka kërkuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli që ta adaptojnë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Më 19 korrik Komisioni konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara për liberalizimin e vizave. Kosova ka shënuar progres të madh në dy vitet e fundit dhe është e rëndësishme që implementimi i reformave të vazhdojë. Tashmë kam ftuar Parlamentin Evropian dhe Këshillin që ta adaptojë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Avramopoulos në letrën e tij që e bën publike zyra për informim e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj.
Avramopoulos ka siguruar për mbështetjen e tij të plotë ndaj Kosovës.
-
Avramopoulos thotë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për viza, “tani është në dorën e shteteve anëtare”
-
Avramopoulos premton përkrahje për liberalizimin e vizave
-
Bislimi thotë se puna e Qeverisë ka avancuar procesin e liberalizimit të vizave
-
KE vendeve të BE-së: Mbetet i vlefshëm rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Hoti nga Brukseli: Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave