Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AVONET-i: Edhe këtë vit bora e zë në befasi Komunën e Ferizajt

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka marr me shqetësim reagimet e qytetarëve të Komunës së Ferizaj, për gjendjen jo të mirë të rrugëve pas reshjeve të borës

Sipas AVONET-it, edhe këtë vit bora e ka zënë në befasi Komunën e Ferizajt nga neglizhenca në përzgjedhjen e operatorit ekonomik për mirëmbajtjen e rrugëve dimërore. “Kjo neglizhencë e Komunës së Ferizajt është bërë shprehi për mos përzgjedhjen e operatorit ekonomik në mirëmbajtjen e rrugëve në territorin e Ferizajt.

Komuna e Ferizajt nuk ka proceduar në procedurat e prokurimit në kohën e duhur, e po ashtu komisioni për vlerësimin e dosjes së tenderit duhet sa më shpejtë të përzgjedh operatorin ekonomik në mirëmbajtjen e rrugëve”, është thënë në komunikatën për medie të AVONET-it.