Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvarritet prej 5 muajsh tenderi për mirëmbajtje dimërore rrugësh

Komuna e Ferizajt sivjet ka dështuar ta kontraktojë ndonjë kompani të rregullt për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve nga bora, ndaj reshjet e fundit të borës, më saktë gjatë vikendit kanë shkaktuar telashe dhe vështirësi për qarkullim.

Telashet e tilla kanë vazhduar edhe të hënën, derisa qytetarët janë ankuar se shumica e rrugëve dhe trotuaret e qytetit nuk po pastrohen nga askush, prandaj akulli nëpër trotuare po paraqet rrezik për të gjithë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, Komuna e Ferizajt që nga muaji shtator i vitit të kaluar po i zvarrit procedurat për dhënien e tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve për sezonin dimëror, derisa kompania më e lirë në këtë proces është eliminuar nga gara, ndërkohë rreth kësaj çështjeje tek organi Shqyrtues i Prokurimit Publik janë deponuar disa ankesa shkaku i keqpërdorimit të procedurave tenderuese...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.