Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj kryeshefit të kompanisë rajonale të mbeturinave “Ekoregjioni”, Burim Shala.
Shala u arrestua një ditë më parë nën dyshimin për keqpërdorim të autoritetit zyrtar, në një tender në vlerë afro 400 mijë euro.
“Refuzohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit ndaj Kryeshefit të Ekoregjonit, Burim Shala. Gjykata nuk lejoi që, pa prova, të njëjtit t’i caktohet masa e paraburgimit. Burim Shala është i lirë”, ka shkruar avokati i tij Blerim Mazreku në Facebook.
Ndërkaq Prokuroria Speciale e ka konfirmuar se ka kërkuar masën e paraburgimit.
“Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, B.Sh., në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Arbnora Luta.
Shala dyshohet për keqpërdorim në tenderin për blerjen e 5 kamionëve dhe një autofshese, në vlerë afro 400 mijë euro.
-
Arrestohet kryeshefi i “Ekoregjionit”, dyshohet për abuzim me tenderin afro 400 mijë eurosh
-
Dyshimet për keqpërdorim në tenderin 400 mijë eurosh, arrestohet kryeshefi i “Eko-Regjionit”
-
Dy të arrestuar për tenderin 400 mijë eurosh në “Eko-Regjion”, bastiset edhe shtëpia e kryeshefit
-
Dy të arrestuar nga aksioni i Prokurorisë në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren
-
Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim me akuzën se favorizoi biznesin e baxhanakut