Arbëri

Avokati i dëshmitarit në rastin Thaçi dhe të tjerëve: Klienti im nuk është i gatshëm të dëshmojë

Avokati mbështetës i dëshmitarit të 29-të, në rastin kund ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, ka thënë se klienti i tij nuk po ndihet mirë, duke thënë se ai nuk është i gatshëm të dëshmojë, por është i gatshëm të shkojë në burg, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Klienti im është shumë i stresuar, nuk është i gatshëm të japë dëshmi, por i gatshëm të shkojë në burg”, tha avokati.

Ai e tha këtë pasi kanë filluar pyetjet e prokurores Clara Lawson për dëshmitarin.

Avokati kërkoi një pushim 30-minutësh që edhe njëherë të konsultohet me dëshmitarin e 29-të të Prokurorisë Speciale, që të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.

Paraprakisht, prokurorja Clara Lawson e pyeti dëshmitarin lidhur me një intervistë që sipas saj e ka dhënë në vitin 2004, por ai e mohoi ta këtë bërë.

Në fillim të seancës, dëshmitarit të mbrojtur, iu caktua një avokat mbështetës.