Komisioni inspektues i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konstatuar se fabrika për përpunimin e qumështit “Vita” në Istog ka shkelur vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, i cili ndalon përdorimin e qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe përbërësve të tjerë në produktet e qumështit. Zyrtarët e AUV-së thanë se rezultatet përfundimtare priten pas analizave laboratorike.
Shefi i Inspektoratit Veterinar Kufitar në AUV, Eroll Shehu, tha se inspektimi në fabrikën “Vita” është kryer më 2 korrik, në bashkëpunim me njësitë e tjera inspektuese dhe në zbatim të vendimit të ministrit. Të shtunën para mediave ai theksoi se po i presin rezultatet e analizave, tek shtoi se "inspektimi ka qenë transparent".
Udhëheqësi i Zyrës së AUV-së në Prizren, Durak Zyrapi, tha se komisioni, bazuar në gjetjet e inspektorëve në terren, ka konstatuar shkelje të vendimit të Ministrisë nga ana e subjektit.
“Ne si komision kemi konstatuar, në bazë të gjetjeve të inspektorëve që kanë qenë në terren, se subjekti në fjalë ka thyer vendimin e ministrit, ku ndalohet përdorimi i qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe gjërave të tjera në fabrikat e përpunimit të qumështit. Ky ka qenë konstatimi fillestar i komisionit”, tha Zyrapi.
Pa u bërë 24 orë nga inspektimi kompania po më 2 korrik njoftoi ndërprerjen e punës në qumështore. E drejtori i përgjithshëm i qumështores “Vita”, Arton Spahija, ka thënë se bordi e kishte marrë këtë vendim.
Edhe
Muja ekspozon disa lloje tjera të qumështit ku është gjetur vaj palme
“Desha t’ju njoftoj se vendimin për pezullimin nuk e ka marrë as ministria, por nuk e ka marrë as AVUK-u. Këtë e kemi marrë neve si bord. Arsyeja e këtij vendimi ka qenë se janë marrë mostra të qumështit Vita, 3-2 me pretendim të analizës”, ka thënë Spahija.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të premten tha se kontrollet e produkteve ushqimore janë të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit publik.
-
Muja: Qumështorja “Vita” importuesja më e madhe e vajit të palmës e qumështit pluhur
-
AUV: Ndaj Qumështores “Vita” kemi marrë masa konkrete, urdhërohet tërheqja e 12 produkteve
-
Nëntë produkte të qumështit urdhërohen të tërhiqen nga tregu: Për “Vitën” inspektimet vazhdojnë
-
Çdo i pesti produkt qumështi me vaj palme ose përbërës tjetër të padeklaruar