Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë njoftuar për tërheqjen nga tregu të ëmbëlsirave xhelatinoze të prodhuara në Japoni, Hello Kitty Apfel Koniac Gelee.
Sipas njoftimit, kjo tërheqje është bërë për shkak të rrezikut të mundshëm nga konsumimi i karameleve me xhelatin, të prodhuara nga Sanrio Co., LTD. në Tokio, Japoni dhe eksportuar nga Holanda.
“Për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e konsumatorëve, AUV-i ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të këtij produkti nga tregu dhe asgjësimin e tij”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se të gjitha bizneset që kanë në shitje këtë produkt, me datën e skadimit 11 qershor dhe peshë 150g, duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë ato në deponitë nga e janë furnizuar.
Po ashtu, konsumatorët që i kanë blerë këto produkte janë të këshilluar të mos i përdorin.
-
Tërhiqen nga tregu sërish produktet e Aptamilit
-
Produkte të qumështit me bazë bimore, Inspektorati bën inspektime në markete në Prishtinë e Prizren
-
AUV: Ndaj Qumështores “Vita” kemi marrë masa konkrete, urdhërohet tërheqja e 12 produkteve
-
Nëntë produkte të qumështit urdhërohen të tërhiqen nga tregu: Për “Vitën” inspektimet vazhdojnë
-
Nga nesër kontrolle në gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij