Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftojnë qytetarët se autostrada Tiranë-Durrës dhe anasjelltas do të jetë plotësisht e hapur për fundjavë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se sot në ora 14:00 përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në Maminas-Sukth-Shkozet.
Në një njoftim për media nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore bëhet e ditur se pas orës 14:00 të së premtes dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës dhe ai anasjelltas Durrës-Tiranë do jenë plotësisht të hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës, transmeton atsh.
“Ditën e shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do ju informojnë sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në Shkozet-Durrës dhe më tej aksin Durrës-Tiranë”, thuhet në njoftim
-
Nesër gjatë ditës u ndalohet qarkullimi në autostrada automjeteve të rënda
-
Lirohet për qarkullim magjistralja Ferizaj – Gjilan, që u mbyll pas reshjeve të shiut
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave
-
Aksident në autostradë, dy persona të lënduar