Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet ndaj “Devolli Corporation” dhe “Kujtesa Net”

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka procedurë hetimore ndaj ndërmarrjeve “Devolli Corporation Sh.p.k.” dhe “Kujtesa Net Sh.p.k.” për shitblerjen e aksioneve në treg.

Në njoftimin e Autoritetit thuhet se hetimet kanë nisur “për dyshimet e arsyeshme se ato kanë realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës pa përmbushur detyrimin ligjor për njoftimin e përqendrimit”.

“Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, në përputhje me dispozitat ligjore të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka filluar procedurën hetimore ndaj dy ndërmarrjeve, ‘Devolli Corporation Sh.p.k.’ dhe ‘Kujtesa Net Sh.p.k.’, për dyshimet e arsyeshme se ato kanë realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës pa përmbushur detyrimin ligjor për njoftimin e përqendrimit”, thuhet në njoftim.

Konkluzioni për fillimin e kësaj procedure hetimore thuhet se është shpallur me datë 20.03.2024 nga Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës.

“Sipas informatave të marra gjatë shqyrtimit paraprak të hetimit nga Autoritetit i Konkurrencës, mbi dyshimet e bazuara se kanë realizuar transaksione të aksioneve në tregun e telekomunikimeve dhe kabllor në territorin e Republikës së Kosovës. Autoriteti ka vlerësuar se ndërmarrjet në fjalë, ‘Devolli Corporation Sh.p.k.’ dhe ‘Kujtesa Net Sh.p.k.’, kanë bërë shitblerjen e aksioneve pa paraqitur njoftimin e përqendrimit përkatës sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se Autoriteti ka vendosur edhe “Kërkesën për paraqitjen e dokumenteve specifike të procedurës hetimore, përfshirë marrëveshjen për shitblerjen e aksioneve, transaksionet bankare dhe dokumentacionin e nevojshëm nga ARBK”

Edhe Ngrihen dyshime për 20 milionë euro transaksione të parapara mes “Devollit” dhe “Kujtesës” Ekonomi Ngrihen dyshime për 20 milionë euro transaksione të parapara mes “Devollit” dhe “Kujtesës”

“Bazuar në këtë, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur: Fillimin e procedurës hetimore ndaj Devolli Corporation Sh.p.k. dhe Kujtesa Net Sh.p.k. për shkak të dyshimeve të arsyeshme për realizimin e shitblerjeve të aksioneve në tregun përkatës. Kërkesën për paraqitjen e dokumenteve specifike të procedurës hetimore, përfshirë marrëveshjen për shitblerjen e aksioneve, transaksionet bankare dhe dokumentacionin e nevojshëm nga ARBK”, thuhet tutje në njoftim.

Lidhur me këtë KOHA u ka dërguar pyetje “Devolli Corporation Sh.p.k.” dhe “Kujtesa Net Sh.p.k.” dhe posa të marrë përgjigje teksti do të përditësohet.