Për të përcjellë nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve, sot kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Hamdi Jaha, kanë vizituar fshatrat Tërnavë dhe Halabak, ku janë duke u asfaltuar rrugët në disa lagje të këtyre fshatrave në një gjatësi prej 3 km, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me këtë rast Veliu tha se Komuna e Podujevës ka filluar me realizimin e projekteve infrastrukturore, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të këtyre fshatrave, transmeton Koha.net.
“Asfaltimi i këtyre rrugëve është në kuadër të projekteve me kontrata dyvjeçare, kurse Komuna e Podujevës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve infrastrukturore, të cilat lehtësojnë qarkullimin dhe jetën e qytetarëve”, tha Veliu.
Veliu përmendi edhe punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugëve edhe në fshatin Bellopojë.