Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asamblisti i AKR-së: Komuna po blen biçikleta, por Prishtina ka probleme me ujë e kanalizim

Asamblisti i AKR-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka kritikuar pushtetin lokal për blerjen e biçikletave.

Sipas tij do të ishte më mirë që ato mjete të përdoreshin për ndonjë investim kapital.

Mehmeti ka thënë se qytetarët në Prishtinë ende furnizohen me ujë nga gypat e viteve të 60-ta.

“Edhe pse çdo investim i ri sa i përket çështjes së mobilitetit mund të jetë i mirë, mirëpo më prioritet duhet të jetë çështja e infrastrukturës nëntokësore ... sa i përket furnizimit me ujë është me gypa të vjetër të viteve 60-ta të asbestit, pastaj nuk kemi ndarjen e kanalizimit fekal dhe atmosferik”, ka thënë Mehmeti, duke shtuar se investimet duhet të bëhen për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Ai ka thënë se blerja biçikletave, nuk është interes i qytetarëve dhe se mjetet duhet të dedikohen për tatimpaguesit.

Edhe Musliu tregon çka përfshihet tjetër në çmimin e biçikletave të blera nga Komuna e Prishtinës Arbëri Musliu tregon çka përfshihet tjetër në çmimin e biçikletave të blera nga Komuna e Prishtinës

“E sa i përket biçikletave me çmime marramendëse, nuk janë investime të domosdoshme, për të cilat ka kërkesa të qytetarëve të Prishtinës, për mua këtë rast është një investim i cili nuk është karshi interesave dhe kërkesave të qytetarëve të Prishtinës, sepse shumë më korrekte ndaj tatimpaguesve kish me qenë që të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë dhe kanalizimit atmosferik dhe fekal”, ka thënë Mehmeti në një deklarim për EO.