Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrni thotë se me parashkrimin e lëndëve nuk po vihet drejtësia në vend

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni në emisonin “Betimi për Drejtësi” lidhur me parashkrimin e lëndëve tha se dëmet po bëhen sepse drejtësia nuk po e jep verdiktin në kuptimin meritor dhe se rastet po përfundohen vetëm në kuptime procedurale dhe se nuk po vihet tek e vërteta nëse është kryer apo jo ajo vepër penale.

“Po realisht, dëmet mund të jenë për faktin sepse drejtësia nuk jep verdiktin e saj në kuptimin meritor, por rasti përfundohet në kuptimin procedural, pra nuk vihet përfundimisht deri tek e vërteta nëse është kry apo jo ajo vepër penale”, tha Arrni.

Ai shtoi se duhet të theksohet edhe fakti i mbingarkesës së lëndëve nëpër gjykata, ku tha se është shumë problematike.

“Megjithatë vlen mu theksu që përtej disa problemeve procedurale që neve veçse i theksuam një diçka problematike megjithatë duhet gjithmonë me ritheksu se edhe mbingarkesa me lëndë që është në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Për kureshtjen e juaj, unë si gjyqtar në departamentin e përgjithshëm në divizionin penal kam përafërsisht 1 mijë e 100 apo 1 mijë e 200 lëndë në zyrë. Dhe kjo mandej e prolongon ndoshta edhe efikasitetin e procedurës në çdo rast konkret”, tha Arrni për emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.

Arrni nder të tjera ka thënë se institutin e parashkrimit e sheh se si një institut të sigurisë juridike dhe mbi të gjitha të një gjykimi të drejtë dhe në kohë të arsyeshëm, por se pajtohet që për vepra penale të renda dhe vepra specifike të ketë rritje të afatit të parashkrimit që të gjykohen këto vepra.

Gjykatësi Arrni theksoi edhe problemin e sigurimit të adresave të qytetarëve duke thënë se ky është një problem zinxhir që nga policia, prokuroria e deri të gjykatat, të cilat pastaj e kanë të pamundur t’i sigurojnë palët në procedurë.

Edhe Arrni: Përkundër mungesës së buxhetit dhe numrit të lëndëve, gjyqësori ka performuar mbi 100% TEMPUS Arrni: Përkundër mungesës së buxhetit dhe numrit të lëndëve, gjyqësori ka performuar mbi 100%

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin e emisionit “Betimi për Drejtësi”, mbi vjetërsimin e lëndëve të korrupsionit në sistemin e drejtësisë.