Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashkrimi i lëndëve në sferën penale, sfidë në sistemin e drejtësisë

Parashkrimi i lëndëve penale e po ashtu edhe vonesat e shumta te çështjet civile, vazhdojnë të jenë ndër sfidat më të madha që po ballafaqohet sistemi i drejtësisë në vend, raporton Ekonomia Online.

Në këtë kuptim, drejtësia nuk po tregohet efefikase për qytetarët, pasi nëse lëndët e tyre parashkruhen, vjetrohen apo edhe ka vonesa të mëdha deri te verdikti final, atëherë ajo nuk mund të jetë një drejtësi e plotë, thonë ekspertët. Por, si të dilet nga kjo situatë dhe a ka elemente të qëllimshme në raste të caktuara të kësaj, flasin njohësit e këtyre rrethanave. Sipas tyre, kjo dukuri po ndodh më shpesh te rastet e politikanëve, ndërsa ka raste kur një lëndë vonohet nga 10 deri në 15 vjet.

Avokati Yll Zekaj në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se parashkrimi i lëndëve është kryesisht në sferën penale ku qindra lëndë ende nuk kanë marrë epilogun e tyre.

“Si dukuri, parashkrimet nga periudha e pas luftës, është një sfidë kryesore që ndodh në sistemin e drejtësisë, kryesisht në sferën penale, ku ka shumë lëndë që nuk kanë arritur ta marrin epilogun e vet, për shkak se ka kaluar afati kohor brenda së cilës është dashur të trajtohet e njëjta. Nëse e shohim sot në sistemin gjyqësor, shohim lëndë që janë duke u trajtuar ndoshta me 10 apo 15 vjet e të njëjtat nuk kanë marrë ende epilogun, të njëjtit të dyshuar apo të akuzuar nuk kanë marrë dënimin e merituar dhe të dëmtuarit, nuk kanë marrë satisfaksionin nga ky gjykim për të qenë të kënaqur me një vendim gjyqësor që do ta merrte në fund gjykata”, tha Zekaj.

Ai tha se rastet e personave që kanë pozita të larta publike, ndodh më shpesh të parashkruhen lëndët e për të cilët thotë se kanë dhënë një hije të rendë sistemit të drejtësisë e duke ulur edhe besimin e qytetarëve ndaj këtij sistemi.“

Edhe Sfidat në realizimin e të drejtave gjuhësore zvarrisin drejtësinë BETIMI PËR DREJTËSI Sfidat në realizimin e të drejtave gjuhësore zvarrisin drejtësinë

Mendim të njëjtë ndan edhe avokati tjetër, Ardian Bajraktari, veçse sheh pabarazi te qytetarët.

“Parashkrimi i lëndëve apo humbja e së drejtës se shtetit për të ndërmarrë ndjekje përkatësisht për t’i vendosur para përgjegjësisë kryerësit e veprave penale, natyrisht që është një veprim që duhet të punohet jashtëzakonisht shumë, me qëllim të adresimit sepse kjo është sfide e aq më tepër kur kemi të bëjmë me raste kur parashkrimi ka të bëjë me eksponent politik. Natyrisht që kjo e minon masë të konsiderueshme besimin e publikut në drejtësi për faktin se këtu vihet në shprehje edhe trajtimi mbase i pabarabartë i qytetarëve para ligjit dhe drejtësisë. Andaj e vlerësoj që duhet të punohet shumë në drejtim të adresimit të kësaj sfide”, thotë Bajraktari, teksa ka kërkuar të adresohen këto vonesa nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokuroria. “Si kundër që Këshillat përkatëse, Këshilli Gjyqësor apo edhe Këshilli Prokurorial duhet të punojnë në drejtim të adresimit, të çfarëdo neglizhence e cila është hasur gjatë punës së tyre me qëllim që të njëjtit t’i vënë para përgjithësisë në raste se ka ardhur si rezultat i mos ndërmarrjes së veprimeve për cilat natyrisht që janë përgjegjës dhe paguhen me taksa të qytetarëve të këtij vendi”.