Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohet kreu i Lushnjës, Rama thotë se askush nuk ka mbrojtje nga PS-ja

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në Shqipëri pas një hetimi disa mujor lidhur me keqpërdorime në disa tender ka kryer një bastisje këtë të martë në zyrat e ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Lushnjë. Si rezultat i këtij operacioni sipas Top Chanel janë shoqëruar nëntë persona, Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Gazment Çela. Raportohet se tek të arrestuarit rëndon akuza e korrupsionit, ndërsa mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe kreu i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

E lidhur me këto dyshime ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili përmes një postimi ka thënë se askush nuk do të ketë mbrojtje nga Partia Socialiste.

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak” ka shkruar Rama.


Kim: S’ka rëndësi pushteti nëse je i përfshirë në korrupsion

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Lushnjës, Fatos Tushe, nën akuzat për korrupsion.

Edhe Zotaj: Rama do të lëshojë pe, do të detyrohet të japë dorëheqje Arbëri Zotaj: Rama do të lëshojë pe, do të detyrohet të japë dorëheqje

Kim ka shkruar se “nuk ka lidhje pushteti nëse je i përfshirë në korrupsion”, duke bërë thirrje që askush nuk është mbi ligjin.

“Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkoni në burg. Tani është koha për ta ndaluar”, ka shkruar ajo.