Pak pasi ka lënë në mënyrë vullnetare mandatin e deputetit, të enjten është arrestuar Alqi Bllako i Partisë Socialiste, nën akuzën për aferën e inceneratorit të Fierit.
Ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg.
Bllako e dorëzoi të mërkurën postin e deputetit, një ditë pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzoi për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët.
Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milionë e 600 mijë lekë nën dyshimin se ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, e kryetarin e shpronësimeve në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi.
Lefter Koka ndodhet në burg për këtë çështje që nga 14 dhjetori I vitit kaluar. Në një reagim të shkurtër për ngjarjen 2 ditë më parë, Alqi Bllako mohoi akuzat, teksa u shpreh se do të sqarojë të vërtetën para drejtësisë.
Dy ditë më parë, SPAK ekzekutoi 9 urdhërarrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhërarreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit.
-
Deputeti i PS-së dorëzon mandatin e deputetit, pritet arrestimi i tij
-
Nis hetimi për pasurinë e ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako
-
SPAK-u lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë
-
Inceneratori i Elbasanit, kërkohen 10 vjet burg ndaj ish-ministrit Koka
-
Arrestohet ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri