Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, ka dorëzuar mandatin e deputetit të mërkurën, ka njoftuar të mërkurën “Euronews”.
Një ditë më parë, vetë Bllako, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se mbledhja e Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij ishte e panevojshme, pasi ai do të dorëzojë mandatin dhe do të mbrohej si qytetar i thjeshtë.
Kjo do t’i hapë rrugën arrestimit të tij, siç ka kërkuar Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), pa qenë nevoja që Kuvendi të japë miratimin.
Për arrestimin e tij nga policia, do të pritet që Kuvendi të protokollojë kërkesën e dorëzuar nga Bllako për lënien e mandatit të deputetit.
Deputeti Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori (aparati për djegien e plehrave) i Fierit. Ky falsifikim i ka shkaktuar buxhetit të Shqipërisë dëm të madh e kësaj dyshe miliona euro përfitime të paligjshme.

-
Arrestohet Alqi Bllako i Partisë Socialiste
-
Nis hetimi për pasurinë e ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako
-
Rrezikohet rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së, vlerësohet se politika po e pengon sundimin e ligjit
-
Kuvendi i Shqipërisë nuk i hap rrugë arrestimit të Ballukut
-
SPAK i kërkon Kuvendit t’ia heqë imunitetin Ballukut me qëllim arrestimin e saj