Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje që të lirohet aktivistja Neri Ferizi, që u arrestua të enjten në protestën e organizuar për shkak të vrasjes së gruas 35-vjeçare. Në një oftimin në Facebook, kjo organizatë shkroi se derisa vraësistë po lihen të lirë, Policia po vazhdon “ta ndëshkojë rezistencën tonë tashmë edhe përmes burgut”.
“Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të angazhohet që shoqja jonë të lirohet menjëherë. Aktivistet nuk janë kriminele. Kriminelë janë vrasësit e grave. Rrjedhimisht, ata duhet të jenë në burg e jo aktivistet që i bëjnë ballë dhunës e shtypjes dhe angazhohen për barazi e drejtësi shoqërore. Gjithashtu, ne ia ritheksojmë ministrit e gjithë shtetit që rezistenca jonë nuk mund të shuhet me burgime e përndjekje. Ju vazhdoni dhunën ndaj nesh, ne do masivizojmë rezistencën”, thuhet në njoftimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.
Qindra persona protestuan pasditen e së enjtes në Prishtinë, pas vrasjes së gruas shtatzënë. Protestuesit kërkuan dorëheqje e zyrtarëve institucionalë dhe siguri për gratë.
-
Lirohen aktivistet Neri Ferizi e Anita Mjeku
-
Haxhiu – Prokurorisë: Përndjek aktivistët e toleron kriminelët e të korruptuarit
-
Aktivistet thonë se institucionet kanë tendencë për të shuar rezistencën feministe
-
“Po i vrisni gratë”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist aksion para Policisë e Prokurorisë
-
“Shpalleni gjendjen emergjente tani” – protestohet pas vrasjeve të grave