Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi, beson se Kosova do ta arrijë unitetin për dialogun me Serbinë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në Facebook, ka shkruar se Kosova sot është shumë më e fortë se në vitin 1999.
“Në përfundim të debatit parlamentar për dialog mund të themi se Kosova e din çka do. Kosova sot është shumë më e fortë se në vitin 1999. Ka të tillë që po na thonë se bota ka ndryshuar se nuk është viti 1999 dhe tjera kohë janë tash. Unë besoj se kjo është e vërtetë por për këtë duhet të jemi të lumtur”, ka shkruar Arifi.
“Jemi shtet i njohur nga 116 shtete të botës me institucione dhe struktura shtetërore që pavarësisht nga mungesat janë jo aq keq të konsoliduara. Jemi mirë, do të gjejmë unitetin e kërkuar dhe Kosova prapë do të triumfoj”, ka përfunduar ai.
-
Arifi: Hera e parë që SHBA-ja dhe BE-ja dhanë mesazhe kaq të qarta
-
Arifi: Duhet diplomaci më agresive që të binden partnerët se Kosova e meriton liberalizimin e vizave
-
Arifi: Dialogu mund të marrë 20-30 vjet nëse nuk ka përcaktim të temave
-
Kurti: Para se të nisë dialogu, duhet të jemi të bashkuar rreth qëllimit tonë
-
Arifi thotë se në 9 vite, dialogu i ka shërbyer vetëm Serbisë – “s’do të jetë më kështu”