Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, e ka quajtur pozitive për Ballkanin Perëndimor, arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re gjermane.
Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se konkludimet për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të njëjta edhe në qeverinë e re siç kanë qenë në atë të Angela Merkelit.
Shtoi se ka disa gjëra të cilat pret të ecin më shpejtë me qeverisjen e re sa i përket Ballkanit Perëndimor.
“Me rëndësi është që Gjermania është në të njëjtën linjë, që Gjermania prapë synon që Ballkanin Perëndimor ta integrojë në një formë më të përshpejtuar se sa ne kemi pritur”.
Ndërsa përmendi që si pikë në marrëveshjen e koalicionit të ri qeveritar të Gjermanisë theksohet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, tha se lobimi nga Gjermania për atë do të jetë arritje e madhe.
Edhe
Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi
“Nëse arrijmë ta kemi një kampion si Gjermania që lobon për Kosovën te vendet anëtare të BE-së, është arritje e madhe”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe Qeveria e Kosovës duhet të aktivizohet.
“Qeveria e Kosovës duhet t’i paraqesë ato që janë konkluduar në Komisionin Evropian dhe të lobojë te Gjermania që ajo të lobojë si një kampion për Kosovën, që kriteret janë mbyllë dhe duhet të merret një vendim sa më shpejtë. Duhet një diplomaci më agresive që të binden partnerët që Kosova e meriton”.
-
Në Berlin pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe e një deklarate për fqinjësi të mirë
-
Ambasada e Gjermanisë mirëpret vendimin për liberalizmin e vizave
-
Arifi: Qeveria do të duhej t’i paraqiste kushtet në fillim, jo tash kur është rritur presioni
-
Rama edhe nga Berlini bën thirrje që të zgjidhet çështja e liberalizimit për Kosovën