Dritëro Arifi, profesor i Shkencave Politike, ka thënë se vizitat në Kosovë të emisarit të SHBA-së dhe BE-së, ka sjellë mesazhe të qarta. Ai theksoi se për herë të parë janë dhënë mesazhe aq të qarta nga diplomatë të nivelit të lartë.
Arifi ka thënë se mesazhet nga SHBA-ja dhe BE-ja janë tejet të rëndësishme për procesin e dialogut.
“Mesazhet kryesore që u dhanë nga emisarët ishin të qarta dhe eksplicite. Është hera e parë që diplomatët të jenë kaq eksplicitë në kërkesa dhe orientimin se kah duhet të shkojë dialogu. Mesazhi i parë befasues sepse BE-ja e ka lutë SHBA-në që t’i bëjë presion dhe të arrijë një marrëveshje. Mesazhi i parë ka qenë unifikimi për procesin e dialogut dhe kjo është arritje. Mesazhi i dytë ishte që asociacioni do jetë pa kompetenca ekzekutive. Tjetër është përmendë që të shuhen të gjitha zërat që sovraniteti i dhe integriteti i Kosovës janë të pacenueshme dhe të paprekshme nga asnjë marrëveshje që mund të kemi në dialog. E fundit ishte që procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje reciproke”, ka thënë ai.
Sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme.
“Koha është armiku jonë më i madh sepse problemet nuk do përfundojnë shpejtë. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk jemi shtet i fuqishëm. Jemi të izoluar politikisht dhe ekonomikisht”.
-
Diplomacia kosovare në zbehje, kërkohet komunikim përmes kanaleve zyrtare e jo në rrjete sociale
-
Bllokada në dialog dëmton Kosovën
-
Vuçiqi për mesazhet e SHBA-së dhe të BE-së: S’janë të lehta bisedimet për Kosovën me ata që e njohin
-
Haxholli: E rëndësishme është mbështetja e SHBA-së për njohjen e ndërsjellë
-
Emisarët të bashkuar për Asociacionin e të ndarë për rezultatin e dialogut