Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se vizita e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar edhe një herë se SHBA-ja dhe BE-ja po jep një lehtësim sa i përket dialogut.
E ftuar në Desku të KTV-së, Haxholli ka shtuar se mesazhi kryesor i kësaj vizite ishte që pala e Kosovës të përkushtohej në fillimin e dialogut pas pauzimit që ka pasur deri tani.
Sipas saj, është duke u synuar që të organizohet sa më parë një takim midis palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, para zgjedhjeve që pritet të mbahen në Serbi më 3 prill.
“Vizita për faktin se ishte e përbashkët tregon edhe një herë që SHBA-ja dhe BE-ja po jep një lehtësim sa i përket dialogut. Mesazhi kryesor besoj se ishte që pala e Kosovës të përkushtohej në fillimin e dialogut pas një pauze që ka pasur. Po synohet që të organizohet sa më parë një takim i lartë politik midis kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq para zgjedhjeve të prillit në Serbi”, ka thënë ajo.
Haxholl me tej tha se ajo çfarë është e rëndësishme në këtë proces është fakti që Shtetet e Bashkuara po japin një mbështetje të fuqishme për njohjen e ndërsjellë.
“SHBA-ja përdor si qëllim final njohjen reciproke ndërsa Bashkimi Evropian normalizimin e marrëdhënieve, kjo mbase për shkak të pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk na njohin ende. Nëse arrihet njohja e ndërsjellë është pozitive edhe për Bashkimin Evropian, ajo që është e rëndësishme është se SHBA-ja po i jep një mbështetje të fuqishme njohjes së ndërsjellë”.
-
DASH: Synimi afatgjatë i politikës së SHBA-së, njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
-
DASH-i për dialogun: Synimi i SHBA-së është njohja reciproke
-
Hill: Herët të thuhet se dialogu është i pasuksesshëm
-
Osmani: Roli prijës i SHBA-së çon në njohjen e ndërsjellë nga Serbia
-
Abdixhiku i thotë Hovenierit se Kosovës i duhet një marrëveshje me njohje të ndërsjellë