Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Arbën Xhaferi” do të kushtojë 63 milionë euro më shumë, Lekaj akuzon pararendësit

Pal Lekaj, Ministër i Infrastrukturës ka qenë i ftuari i radhës në “Puls” të KTV-së.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për autostradën “Arbën Xhaferi”. Kjo rrugë, sipas të parit të Ministrisë, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 63 milionë euro më shumë se sa që ishte nënshkruar kontrata fillestare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo për shkak të vonesave që janë bërë në pagesat bankare, amortizim dhe ndaj kompanisë ‘Bechtel Enka’ sepse këto probleme nuk i kanë zgjidhur në tavolinë”, ka thënë Lekaj.

Ka thënë se kjo është për të ardhur keq, derisa ka akuzuar qeveritë e kaluara për neglizhencë në këtë rast.

“Tani kjo rrugë do t’i kushtojë buxhetit gati 800 milionë euro dhe nuk është faji i im”, ka thënë ai.