Shefja e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova nesër do të vizitojë Gjilanin për t'u takuar me kryetarët e komunave të Gjilanit, Ranillugut, Parteshit-Pasjanit, Kllokotit-Vërbovcit, Kamenicës dhe Vitisë.
Vizita është pjesë e kontakteve të rregullta me publikun të ambasadores Apostolova anembanë Kosovës dhe mundësi për të mësuar më shumë për gjendjen në regjion, për të ofruar mbështetje për iniciativat e bashkëpunimit lokal, në veçanti ato që promovojnë tolerancën multietnike, si dhe për të diskutuar fushat e bashkëpunimit të përbashkët.
Deri tani, BE-ja ka investuar 40 milion euro në zhvillimin e këtyre shtatë komunave.
Artikuj të ngjashëm
-
Apostolova: Anamorava të aplikojë për projekte të përbashkëta
-
Osmani priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolovan
-
Apostolova në Ditën e Evropës: Planifikojmë t’i ndajmë 160 milionë euro për Kosovën
-
Haxhiu takon Apostolovën, thotë se do të fuqizohet plan-veprimi i përbashkët për reformën në drejtësi
-
Apostolova në KFOR: Siguria në rajon, parakusht për ringjalljen e dialogut