Shefja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka vizituar dje bazën e KFOR-it në Kosovë, ku është pritur nga Gjeneral-Majori Michele Risi, komandant i KFOR-it.
Gjatë kësaj vizite, sipas njoftimit të publikuar nga KFOR-i, Apostolova ka theksuar “nivelin e lartë të bashkëpunimit me KFOR-in dhe përkushtimin e tij të thellë në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në rajon që është parakusht për të ringjallur dialogun” e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq, Risi shprehu aspiratën e tij për të pasur bashkëpunim më të efektshëm në planifikimin dhe zbatimin e projekteve në të mirë të komuniteteve në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani diskuton sigurinë në veri dhe rolin e KFOR-it me admiralin e NATO-s
-
Mojsilloviq kërkon “ambient të sigurt” për serbët në takim me komandantin e KFOR-it
-
Sorenseni dhe Barduani diskutojnë për situatën e sigurisë në rajon
-
Barduani: Situata e sigurisë në Kosovë e brishtë, një nga arsyet angazhimi i pamjaftueshëm në dialog
-
Drejtori i Inteligjencës finlandeze në Kosovë, diskuton për sigurinë me komandantin e KFOR-it