Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliua Apostolova në një takim që ka pasur me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përsëritur qëndrimin se pas miratimit të demarkacionit, institucionet duhet të përqendrohen në forcimin e luftimit të korrupsionit, si kusht i mbetur për liberalizmin e vizave.
Veseli ka thënë se Kuvendi i Kosovës do t’i përmbushë të gjitha obligimet kushtetuese në raport me procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimet evropiane, dhe se legjislativi do të kujdeset për mbikëqyrjen e zbatimit të plotë të kritereve nga ana e institucioneve të Kosovës.
Gjatë takimit, Apostolova e ka njoftuar kryeparlamentarin Veseli për hapat e mëtutjeshëm që i pret Bashkimi Evropian që Kosova t’i ndjekë që të arrihet në afatin sa më të shpejtë heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ajo ka kërkuar që institucionet të fokusohen në forcimin e luftimit të krimit dhe korrupsionit.
-
Apostolova dhe Veseli bëjnë thirrje për votim të demarkacionit
-
Ministri Reka Apostolovës: Liberalizimi i vizave duhet finalizuar patjetër
-
Apostolova: Luftimi i korrupsionit dhe krimit - kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave
-
Apostolova: Për liberalizimin e vizave duhet durim
-
Veseli pranon raportin për Kosovën, thotë se pritet liberalizimi