Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me ç’rast potencoi domosdoshmërinë për të finalizuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si një çështje shumë gjatë e prolonguar, thuhet në komunikatën e ministrisë.
Reka theksoi prioritetet e Qeverisë ku theks të veçantë do të ketë përkushtimi për zbatimin e agjendës evropiane, koordinim më i mirë dhe mobilizim për përmbushjen e kritereve nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe dokumenteve tjera përcjellëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi, po ashtu, tha se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në sigurimin e zbatimit të sundimit të rendit dhe ligjit si komponentët kryesorë që kontribuojnë në këtë drejtim.
Ministri Reka dhe ambasadorja Apostolova u pajtuan që të punojnë në një agjendë të përbashkët të intensifikuar dhe të shtojnë më tej koordinimin teknik e profesional me Ministrinë e Integrimit Evropian si institucion përgjegjës për koordinimin e procesit të integrimit evropian në nivel vendi.