Ministri i Integrimeve Evropiane në detyrë Blerim Reka, i ka shkruar të enjten letër europarlamentarit Tonino Picula, duke e kërkuar mbështetjen e tij për liberalizimin e vizave.
Në letrën e ministrit përmendet stërzgjatja e procesit të liberalizimit.
“Lidhur me regjimin e liberalizimit të vizave dua t’i shpreh shqetësimet tona lidhur me stërzgjatjen e vendimit për Kosovën” ka shkruar Reka në letrën drejtuar europarlamentarit kroat, përcjell Koha.
Në fund të letrës së tij, ministri i MIE e ka falënderuar Piculan për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Kroacisë për liberalizimin e vizave.
Eurodeputeti Picula e kryeson Grupin punues të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor.
Artikuj të ngjashëm
-
Liberalizimi - padrejtësi ndaj Kosovës që nuk do të hiqet shpejt
-
Ministri Reka Apostolovës: Liberalizimi i vizave duhet finalizuar patjetër
-
Komiteti i PE-së voton pro liberalizimit të vizave
-
Deputeti i PE-së premton angazhim për liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Çekia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave