Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apel që të mos ndizen zjarre për të pastruar arat

Ministri në largim i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që t’i kushtojnë një kujdes të veçantë ruajtjes së ambientit.

Ai ka thënë se situata aktuale e pa volitshme meteorologjike e cila është duke vazhduar që një kohë të gjatë, e përcjellë me thatësi, përveç problemeve hidrologjike të përcjella me mungesa të ujit, po përcillet edhe me ndotje te ajrit si pasojë e mos qarkullimit të masave të ajrit në atmosferë, konkretisht shtresës të ulët të saj pranë sipërfaqes së tokës.

“Kjo situatë ka mundësuar koncentrim të lartë të ajrit të ndotur, shkaku i lirimit nga tymtarët e KEK-ut, përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse, por edhe nga zjarret e shkaktuara nëpër pyjet e Kosovës dhe nga djegia e pakontrolluar e mbeturinave nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës, sidomos gjatë ‘pastrimit’ të kopshteve dhe arave. Apeloj te të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për ‘pastrim’ të arave, kopshteve, e të tjera”, shkruan Matoshi në llogarinë e tij personale në Facebook.

Ai gjithashtu fton qytetarët të bashkëpunojnë me organet kompetente për tejkalim të kësaj situate