Janë bërë disa ankesa nga partitë politike për shkeljet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Mulë Desku, kryetar i sekretariatit të PZAP-së ka konfirmuar se LDK-ja dhe PDK-ja kanë bërë nga tri ankesa, kurse një ankesë e ka bërë kandidati i pavarur për komunën Shtimes, Fatmir Rashiti, raporton Koha Ditore.
Ankesat e paraqitura nda vendimit të KQZ-se për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve komunale për kryetar të Komunave, kanë bërë:
1. Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK) ka paraqitur 3 ankesa:
a) Dragash,
Edhe
Tetë komunat në të cilat po kontestohet rezultati i balotazhit
b) Kamenicë dhe,
c) Prishtinë.
1. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paraqitur 3 ankesa:
a) Rahovec,
b) Klinë dhe,
c) Prizren.
Edhe
LDK-ja çon në Supreme vendimin e PZAP-së për Istogun, ankohet për shkejlje në balotazh për tri komuna tjera
Dy apele në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit në komunën e Istogut kanë paraqitur LDK-ja dhe AAK-ja.
Për Istog, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Supreme që të ndryshohet vendimi i PZAP-it me të cilin është aprovuar ankesa e LDK-së si e bazuar, dhe të anulohet vetëm procesi i votimit përmes postës me qëllim që të mos shkohet në rivotim pasi që procesi që është zhvilluar brenda komunës ka qenë i plotësisht i rregullt.