Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Anamorava kërkon më shumë mbështetje nga BE-ja

Kryetarët e komunave të regjionit të Anamoravës kanë kërkuar më shumë mbështetje nga Bashkimi Evropian, raporton KTV.

Sipas tyre, komunat e këtij regjioni ballafaqohen me shumë probleme, siç janë shpërngulja e të rinjve, mungesa e ujit të pijshëm, problemi i menaxhimit të ujërave të zeza dhe mbeturinave.

Kreu i Kamenicës bëri të ditur se së bashku me komunën e Ranillugës, janë të interesuar ta bëjnë një zonë ekonomike të përbashkët, duke e pasur parasysh që janë shumë afër autostradës Maqedoni-Serbi, që shkon në Evropë.

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë mbështetësi kryesor i tyre. Apostolova kërkoi nga kryetarët e komunave që të angazhohen në komunikim me autoritetet qendrore, që të përfitojnë më shumë mbështetje. Ndërsa, si problem për Komunën e Novobërdës, kryetari Zvetislav Ivanoviq e ka paraqitur çështjen e turizmit.