Amnesty International i ka bërë thirrje Kelkosit që të tërheq padinë ndaj dy aktivistëve e mjedisit Shpresa Loshajn e Adriatik Gacaferin, që kanë folur publikisht kundër ndikimit që kanë projektet e Kelkosit në ambient.
Amnesty International ka thënë se dy aktivistët nga Kosova po përballen me padi të pabazë për shpifje, që ka për qëllim të frikësojnë ata dhe t’i heshtin.
“Shpresa Loshaj dhe Adriatik Gacaferi kanë bërë kampanjë vazhdimisht për të ngritur shqetësimin për ndikiment mjedisore të hidrocentraleve në rajonin e mbrojtur të Deçanit. Këta aktivistë me guxim po qëndrojnë për komunitetin e tyre dhe mjedisin e tyre dhe paditë e Kelkos Energy duket se janë një përpjekje cinike për t’i heshtur ata”, ka thënë Jelena Sesar, hulumtuese për Ballkanin Perëndimor në Amnesty International. “Ne i bëjmë thirrje Kelkos Energy të tërheqë këto procese gjyqësore dhe autoritet kosovare të sigurojnë që mbrojtësit e mjedisit të mund të shprehin lirshëm shqetësimet e tyre pa pasur frikë nga hakmarrja”.
Kelkosi ka ngre padi ndaj dy aktivistëve. Në qershor të vitit 2020 kompania akuzoi Loshajn se qëllimisht po tenton të dëmtojë imazhin e kompanisë dhe ka kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim. Në janar të vitit 2020, ka paditur Gacaferin për një postim në Facebook dhe ka kërkuar fshirjen e postimit dhe dëmshpërblim 10 mijë euro.
-
Amnesty International: Tërheqja e padive ndaj Loshajt e Gacaferit fitore për lirinë e shprehjes
-
Loshaj: Kelkosi i tërhoqi paditë por dëmet janë shkaktuar
-
“Kelkosi” tërheq paditë ndaj Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferit
-
Kusari: Kelkosi ngriti padi ndaj aktivistes vetëm për ta heshtur, s'ka gjasa ta fitojë rastin
-
Loshaj paditet nga “Kelkos” për dëmtim imazhi, i kërkohen 100 mijë euro dëmshpërblim