Aktivistja mjedisore nga organizata Pishtarët, Shpresa Loshaj, ka njoftuar se është paditur nga kompania Kelkos për shpifje. Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se i janë kërkuar 100.000 euro si dëmshpërblim për dëmtim imazhi.
Sipas saj, padia ka ardhur pas deklaratave të saj për mediat dhe në rrjetet sociale lidhur me shkeljet e Kelkosit në operimin me hidrocentrale.
“Kjo padi është bërë disa muaj pasi e njëjta kompani e paditën aktivistin Adriatik Gacaferi me 10,000 euro për një kritikë të drejtë që ia kishte bërë Kelkosit. Vetëm se te rasti im, vendosën t'ia shtojnë prapa edhe një 0”, thuhet në njoftim.
Loshaj ka njoftuar se kanë filluar me përgatitjen e përgjigjes në padi, duke shtuar se paditë e tilla nuk do t’ia mbyllin gojën.
Këtë padi, ajo e ka quajtur "Slapp", duke shpjeguar se të tillat janë strategjike kundër pjesëmarrjes publike dhe me ato synohet të pengohet kritika dhe pjesëmarrja e aktivistëve në procese publike.
-
Loshaj: Kelkosi i tërhoqi paditë por dëmet janë shkaktuar
-
Amnesty International: Tërheqja e padive ndaj Loshajt e Gacaferit fitore për lirinë e shprehjes
-
“Kelkosi” tërheq paditë ndaj Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferit
-
Amnesty International i bën thirrje Kelkosit t'i tërheqë paditë ndaj Loshajt e Gacaferit
-
Kusari: Kelkosi ngriti padi ndaj aktivistes vetëm për ta heshtur, s'ka gjasa ta fitojë rastin