Me realizimin e dy takimeve në FBI ku si tema diskutimi ishin: korrupsioni publik, sekuestrimi, konfiskimi dhe terrorizmi, delegacioni i sistemit prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, ka përfunduar me sukses programin e vizitës disa ditore në Shtetet Bashkuara të Amerikës.
“Edhe në këto takime, sikurse në takimet e realizuara ditëve të mëparshme, sistemi prokurorial mori mbështetje për punën e bërë, si dhe u shkëmbyen përvoja të rëndësishme në luftimin e veprave penale specifike të theksuara më lartë”, thuhet në njoftim.
Delegacioni i sistemit prokurorial kishte në përbërje të tij anëtarë të Këshillit, një prokuror nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit si dhe përfaqësues nga administrata e Këshillit.
Realizimi i programit të kësaj vizite është bërë i mundur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, si vazhdimësi e mbështetjes dhe përkrahjes së punës së sistemit prokurorial, në ngritjen e kapaciteteve të gjithanshme të tij.
-
Anëtarët e Këshillit Prokurorial me vizitë zyrtare në SHBA
-
SHBA do të vazhdojë mbështetjen për Këshillin Prokurorial të Kosovës
-
SHBA premton mbështetje për KPK-në
-
Isufaj takohet me përfaqësues britanikë të KFOR-it, flasin për gjendjen e sigurisë
-
Diskutohet për komunikimin e Prokurorisë me mediat dhe publikun