Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin diskutuan për gjendjen aktuale në sistemin prokurorial dhe punën e bërë nga KPK gjatë vitit të fundi, njofton kumtesa nga KPK, transmeton koha.net.
Në takim u diskutua për rekrutimin e prokurorëve të rinj nëpër zyrat prokuroriale në tërë Kosovën, transferimin e disa prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, identifikimin e suksesshëm të prokurorëve të komuniteteve pakicë për integrim në veri dhe planet e ardhshme për specializimin e prokurorëve për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Gjatë takimit, të dyja palët u pajtuan që prokurorët përbëjnë një komponentë kyçe në vendosjen dhe ruajtjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe se ka ende punë për të bërë për të përmirësuar imazhin e tyre në publik.
Kryesuesi Isufaj premtoi përmirësimin e imazhit të prokurorëve përmes ngritjes së profesionalizmit dhe transparencës.
Ambasadori shprehi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së SHBA-së, veçanërisht përmes përpjekjeve të pareshtura të Departamenti të Drejtësisë së SHBA-ve.
-
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
KPK-ja konfirmon pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit
-
Kosova synon thellim partneriteti në siguri e mbrojtje me SHBA-në
-
Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n