Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ambasadori amerikan, Greg Delawie, së bashku me zyrtarë të lartë të ICITAP-it, u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së Rashit Qalaj, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Qalaj në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e ndërsjellët, e falënderoi ambasadorin Delawie për vizitën e tij dhe njëkohësisht e njoftoi për angazhimet e PK-së dhe synimet drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.
Gjatë takimit ndër të tjera, ai potencoi se Policia e Kosovës është mirë e përgatitur dhe e angazhuar në ofrimin e sigurisë në vend dhe në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe njëkohësisht veçoi se do të vazhdohet me rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të Policisë së Kosovës.
Me këtë rast Delawie, siç thuhet në komunikatën e Policisë, konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Ambasadës Amerikane për Policinë e Kosovës, në fusha të ndryshme e në veçanti në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
-
Ambasadori amerikan vizitoi Policinë e Kosovës, konfirmon vazhdimin e mbështetjes
-
Delegacioni i Policisë së Kosovës në konferencën e Asociacionit Ndërkombëtar të Shefave të Policisë
-
Policia e Kosovës në SHBA, diskutohet nevoja e mbështetjes për anëtarësim në INTERPOL
-
Policia e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Departamentin Policor të New Yorkut
-
SHBA-ja vazhdon përkrahjen për IPK- në