Ambasadori amerikan Greg Delawie së bashku zyrtarë të lartë të ICITAP-it u takuan me Kryeshefen Ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi dhe bashkëpunëtorët e saj, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Me këtë rast Ambasadori Delawie e përgëzoi Kelmendin për përzgjedhjen e saj në pozitën e Kryeshefit të IPK-së dhe i uroj suksese në punën e saj.
Ambasdori Delawie konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Ambasadës Amerikane për Inspektoratin Policor të Kosovës në veçanti dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Kryeshefja e IPK-së Kelmendi falënderoi Ambasadorin Amerikan për vizitën dhe përkrahjen në vazhdimësi që Ambasada përmes ICITAP-it po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës.
Ajo tha se do të angazhohet maksimalisht në rritjen e profesionalizmit në IPK dhe ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës.